Mirdita ne apel: Topi, kalo "Dosjet"
MIRDITE - Shoqata e te perndjekurve Politike Mirdite, i eshte drejtuar me nje leter Presidentit te Republikes Bamir Topi ku i kerkon dekretimin sa me shpejte te ligjit te te perndjekurve politike. Ky dekretim sipas tyre, do te munde sa me shpejt qetesine e shqiptareve te cilet kane nevoje per liri, permes frymes demokratike dhe efekteve te leximit te germave. "Ne te persekutuarit e Mirdites percjellim thirrjen tone te dekretoni ligjin e lustracionit a me sakte ligjin e denimit moralisht te sistemit komunist, qe na kushtoi si komb, dhune dhe gjenocid", eshte thirrja e shoqates. Duke krahasuar vendin tone me ate te Lindjes, anetaret e kesaj shoqate bejne me dije se dekretimi i ketij ligji do te ktheje atyre moralin, njohjen e gjenezes se lindjes se tyre mora, pasi historia nuk do te vije nga nje e lidhje e kulluar objektive e fakteve. "Te gjithe e dime tashme se sera e Partise Komuniste dhe e asaj ne vijim, me Enver Hoxha dhe shoket e tij, realizuan ngujimin e dyfishte te shqiptareve, dhe harruan shume shpejt fjalet Liri e Barazi, harruan buken e ndare nder shqiptare, harruan gjakun e derdhur per te drejta te barabarta, harruan Zotin dhe nderet njerezore, harruan nevojat baze per pune, shkollim dhe strehim. Ne ju lusim ju, te dekretoni te bindur se e Drejta fillon te jetoje e ekzistoje, vetem kur rrefehet e dhe interpretohet, dhe ky ligj eshte nje perpjekje per te kapercyer hendeqet kohore, te lidhura me ceshtjen ne fjale", ve ne dukje Shoqata e te perndjekurve Mirdite. Kerkesa sipas shoqates vjen ne koherence te institucioneve shqiptare, ne kohen kur vendi yne ka ende gjurmet e dhimbjes dhe te gjakut, themelet e burgjeve dhe perqendrimeve, qe mbajten brenda pleq e plaka, femije e gra, qe humben perjetesisht varret pavaresisht nese ishin prifterinj apo hoxhallare. "Lustracioni i sa me shpejte, behet i domosdoshem dhe kerkon te qetesohemi paraprakisht, per termat me te keqkuptuar dhe me te debatuar ne rrethin e interpretuesve te shumte, duke shpjeguar arsyet dhe shkaqet e panorames politiko-sociale te krijuar. Shqiperia nuk ka nevoje me te kete nje qender te privilegjuar, apo nje burim privilegjesh, dhe per pasoje te vijoje me rrenimin e jetes se tjetrit, apo te perserise ato flijime deputetesh, intelektualesh, bij dhe bija te pa fajshem", vazhdon me tej ne letren e saj drejtuar presidentit Topi Shoqata e te perndjekurve Politike. Sipas tyre dekretimi i ketij ligji do te sillte nje kontribut per te persekutuarit e Mirdites, bartes te nje genocidi te papare, ku njerezit groposeshin per se gjalli dhe deklaronin para litarit dhe plumbit se nuk kishin faj pse i dilnin per zot Shqiperise. "Perspektiva e kesaj marredhenie eshte paqe dhe barazi shansesh, pasi masakrat dhe genocidin nuk e bene ushtaret dhe policet, por ata qe i projektuan, urdheruan, zbatuan, Enver Hoxha dhe gjeneralet, me gjykatesit dhe prokuroret e tij. Dukja dhe realiteti jane kaq te lidhur por aktualisht kaq te ndryshem, dhe ne duhet ta kapercejme se bashku kete kontradikte, per te mos ecur me ne nje pesimizem dhe ne favor te atyre qe aplikuan padrejtesi, teprim dhe marrezi.
Te perndjekurit politike te Mirdites ju bejne thirrje te dekretoni kete ligj qe kushdo te marre vesh se kush i beri keto krime dhe kete genocid, dhe se askush nuk mund ta perserise me Spacin dhe luginen qe mbijetoi, u denua me vdekje ne 1944 deri ne 1990, dhe po rilind, per te lidhur Tiranen me Prishtinen", thekson shoqata. Ne fund te letres behet me dije se kishin nevoje per nje organizim polik qe i sherben nje stratifikimi social te pastruar nga e paverteta dhe krimi, dhe nje zhvillim sa me te qendrueshem.
Te perndjekurit politike te Mirdites ju bejne thirrje te dekretoni kete ligj qe kushdo te marre vesh se kush i beri keto krime dhe kete genocid, dhe se askush nuk mund ta perserise me Spacin dhe luginen qe mbijetoi, u denua me vdekje ne 1944 deri ne 1990, dhe po rilind, per te lidhur Tiranen me Prishtinen", thekson shoqata. Ne fund te letres behet me dije se kishin nevoje per nje organizim polik qe i sherben nje stratifikimi social te pastruar nga e paverteta dhe krimi, dhe nje zhvillim sa me te qendrueshem.