E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëmtim i argjinaturës së lumit Devoll, rrezikohen tokat bujqësore të fushës së Maliqit

Si pasojë e reshjeve intensive dhe prurjeve të larta gjatë muajit janar, është dëmtuar argjinatura e lumit Devoll, duke shkaktuar depërtimin e ujit në tokat bujqësore të fushës së Maliqit.

Forcat dhe mjetet e Bashkisë Maliq, në bashkëpunim me Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit Korçë, po vijojnë punimet në terren për mbylljen e çarjes dhe frenimin e përhapjes së ujit në sipërfaqet bujqësore.

Nga ana e institucionit të Prefektit të Qarkut Korçë, koordinimi institucional është në proces, ndërsa janë dërguar kërkesa për mbështetje me mjete vetëshkarkuese, të cilat pritet të vihen në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes. Qëllimi i ndërhyrjes është përshpejtimi i punimeve dhe normalizimi i situatës në kohën më të shkurtër të mundshme.

Situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›