E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkimet për te riun në Mat, ende asnjë gjurmë nga 30 vjeçari, u zhduk pas aksidentit

Nuk ka ende asnjë gjurmë nga 30-vjeçari Jurgen Karaj, i cili prej 3 ditësh po kërkohet në lumin Mat.

Kërkimet për gjetjen e të riut po bëhen me kontrolle në bregun e lumit, në ujë nga polumbarët, si dhe me dronë.

Operacioni po zhvillohet në një gjatësi prej 25 km, nga vendi ku ka ndodhur aksidenti deri në hyrje të liqenit të Ulzës, në fshatin Urakë të Matit.

Në terren janë mbi 300 forca, të përbëra nga shërbimet zjarrfikëse të Bashkive Mat dhe Klos, Forcat e Armatosura, shërbimet e Mbrojtjes Civile dhe vullnetarë.

Prurjet e lumit Mat kanë rënë ndjeshëm, por është e vështirë gjetja e trupit për shkak të veshjeve tekstile apo mbeturinave të tjera që kanë ngecur në bimësinë anash lumit.

Po ashtu, dyshohet se 30-vjeçari mund të jetë mbuluar edhe nga zhavorri, çka e vështirëson akoma më shumë gjetjen e tij, për shkak se uji është ende i turbullt.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›