Demtimet ne tru dhe gjendja mendore e ushtareve ne frontin e luftes

Rasti i Robert Bales reshteri i ushtrise amerikane i akuzuar per vrasjen e 17 civileve afgane po terheq vemendjen se si i trajton ushtria amerikane demtimet e trurit si dhe te ceshtjet e shendetit mendor. Reshteri Bales u plagos ne tru ndersa sherbente ne Irak. Ne vazhdim ju njohim me rastin e nje ish-ushtari dhe pervojen e tij.
Per Will Cook kthimi ne shtepi ka qene po aq i veshtire sa edhe vajtja ne lufte ne Irak.
Mjeket mendojne se ish specialisti 22 vjecar i ushtrise amerikane vuan nga plagosje traumatike te trurit pas nje shperthimi.
Ai humbi pjese te njeres kembe dhe tani perdor nje proteze nderkohe qe truri eshte ende ne sherim e siper.
Kam humbur nje pjese te mire te kujteses. E kam te veshtire te mbaj mend gjera te ndryshme dhe kur perpiqem te flas nuk me kujtohen fjalet.
Ai ankohet se ka ankth dhe dhimbje te tmerrshme koke. Mjeket e ushtrise i thane se ai vuante nga stresi post-traumatik. Will Cook e dinte se dicka tjeter nuk shkonte dicka qe mjeket me sa duket nuk e gjenin dot.
Mjeket nuk me dhane te gjitha alternativat. Dhe nuk mendoj se ata donin te benin perpjekje te tjera sepse mendonin se e kishin gjetur semundjen time. Ata me dhane diagnozen e stresit sepse skanimi nuk tregoi demtime traumatike ne tru.
Dr. Stephen Xenakis psikiater dhe gjeneral ushtrie ne pension qe tani ka kompanine e tij private e ekzaminoi me kujdes rastin e Will Cook ne nje menyre qe ai thote se mjeket e ushtrise nuk kane kohe ta bejne.
Kemi te bejme me kulturen e ushtrise qe me te drejte perqendrohet tek misioni i saj qe te kuroje sa me shume ushtare qe te jete e mundur.
Rasti i reshterit Bales ka terhequr vemendjen tek ky spital ushtarak ne shtetin Uashington.
Spitali po hetohet pasi qindra pjestareve te ushtrise iu ndryshua diagnoza ne stres post-traumatik. Kritiket thone se kjo u be per shkak te kostos se larte te kurimit te rasteve me probleme mendore.
Ushtria thote se kjo nuk ka qene dicka sistematike.
Dr. Xenakis thote se ana financiare mund te ndikojne ne vendimet e mjekeve per te kuruar ashtu sic ndikojne edhe ceshtje te tjera si pervoja koha e kaluar me pacientin si dhe thjesht fati i nje pacienti apo i nje tjetri.
A do te thote kjo qe duhet te jemi me sensitive se eshte me mire qe te behet nje diagnistikim me i hollesishem Kjo duhet pare.
Per Will Cook me shume se 30 terapi te ndryshme kane dhene efekt.
Nuk kam pasur dhimbje koke zhurma qe degjoja ka ndaluar. Kujtesa ka filluar te permiresohet i mbaj mend me mira gjerat dhe nuk harroj fjalet. Ankthi qe kisha me pare ka rene ne nivel te perballueshem.
Will nuk ka ndermend te kthehet ne ushtri por ai po vazhdon me plane te tjera ne jete. Vetem para pak muajsh ai nuk mund te mbante mend gjera te thjeshta si numrat e telefonit kurse tani po behet gati te filloje studimet e larta.