7 vjet pas uraganit Katrina rindertimi i Nju Orlinsit ende ndeshet me veshtiresi

Me 29 gusht 2005 gjate nje periudhe 12 oreshe uragani Katrina goditi bregdetin e Gjirit te Shteteve te Bashkuara me erera qe arrinin shpejtesine deri ne 233 kilometra ne ore duke vrare me shume se 1 mije e 700 njerez dhe duke zhvendosur qindra mijera te tjere. Shtate vjet me vone banoret e kesaj zone jane ende jane duke u perballur me veshtiresi ne rindertimin e shtepive dhe jetes se tyre. Nderkohe qe efektet e stuhise jane ende te dukshme ka edhe disa permiresime te cilat bien ne sy. Korrespondentja e Zerit te Amerikes Tala Hadavi bisedoi me dy artiste lokale te cilet kane ndjekur procesin e rindertimit.
Pas uraganit Katrina qyteti i Nju Orleansit ishte shnderruar ne germadha. Njeqind e njezet nga 200 mije shtepite e qytetit u shkaterruan. Tetedhjete per qind e qytetit u permbyt.
Qytetin nuk e shkaterroi uragani por renia e digave.
Shkrimtari John Bigounet ne lidhje me uraganin dhe pasojat e tij fajeson sistemin e mbrojtjes nga fatkeqesite dhe permbytjet.
shte e qarte se uji nuk kishte arritur mbi digat. Ato jane demtuar nga themelet. Arsyeja qe ato u cane nga fundi ishte rezultat i perdorimi te nje sasie te pamjaftueshme te celikut.
Katermbedhjete miliarde dollare jane shpenzuar deri tani per rindertimin e sistemit te mbrojtjes nga permbytjet.
Miliarda dollare jane shpenzuar per zhvillimin e pjeseve te tjera te qytetit. Por fotografi Frank Relle qe ka dokumentuar rimekembjen e qytetit thote se rezultatet deri tani kane qene te ndryshme.
Nje biblioteke e re eshte duke u ndertuar ketu. Por ne te njejten kohe ka edhe individe qe jane duke u ndeshur me veshtiresi ne procesin e rindertimit. Kjo shtepi u rrafshua nga uragani Katrina. Ende ka disa fotografi ne dysheme. Kjo eshte nje certifikate e lindjes e nje personi.
Menjehere pas fatkeqesise shume profesioniste te rinj shkuan ne Nju Orleans per te ndihmuar ne rindertimin e qytetit. Shume prej tyre vendosen te qendronin aty perfshire Milo Deamgan.
Kjo eshte nje kohe interesante per Nju Orleansin. Jane duke u bere pune te ndryshme urbane po zbatohen politika te ndryshme dhe duket se faza e rimekembjes ka mbaruar. Tani po behen plane strategjike afat-gjata.
John Bigounet thote se Nju Orleans tani ka me pak varferi se me pare por kryesisht per shkak se shume njerez te varfer thjesht nuk kane mundur te kthehen ketu.
Qyteti eshte paksa me i pasur me i ri dhe me me shume te bardhe se para permbytjeve. Qyteti duket se eshte ne nje periudhe ndryshimesh. Dhe ende mund te verehet lodhja nga demet qe ka perjetuar ne gjashte vitet e fundit.
Relle Frank thote se kjo eshte historia e tanishme e qytetit.
Per nje fotograf dokumentar nganjehere eshte e cuditshme pasi te duhet nje fatkeqesi per te nxjerr ne pah nje ze. Por per mua arsyeja se pse doja ta beja kete ishte mundesia per te biseduar per gjera te veshtira por edhe per ti dhene njerezve shprese.
Uragani Katrina ka ndryshuar Nju Orleansin. Ka fshire pjese te medha te qytetit dhe ato pjese qe jane rindertuar ende kane nevoje per me shume pune. Por qyteti ka filluar te marre nje pamje te re.
Ky ishte nje vend ku une dhe gruaja ime mendojme se mund te bejme ndryshim me te madh se kudo tjeter ne bote.
Ky eshte nje qytet banoret e ri dhe banoret e kthyer te te cilit kane nje vizion te njejte per te ardhmen e tij.