E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtimi, David Bekam jashtë Botërorit 2010

Shpresat e David Beckham per te luajtur me kombëtaren e Anglise ne Boterorin 2010 jane shuar ne menyre dramatike, pasi mesfushori i Milanit ka pesuar nje demtim te rende ne ndeshjen e fundit kunder Kievos. Beckham ka këputur tenditen e Akilit ne kemben e majte, demtim ky qe do ta mbaje jashte fushave te lojes per te pakten 4 muaj, cka do te thote sezon i mbyllur dhe lamtumire Afrike e Jugut.

Futbollisti anglez ka udhëtuar drejt Helsinkit, ku dhe do t’i nënshtrohet operacionit, përpara se te nise fazen e rikuperimit ne Los Angeles. Doktori Sakari Orava, qe ka marre persiper operacionin ka thene per Reuters se David Beckham do t’i duhen te pakten 2 muaj per te nisur stërvitjen individuale, por per te kërcyer dhe goditur topin do t’i duhen te pakten 4 muaj. Ne kete menyre, ish-kapiteni i kombëtares se Anglise nuk do te mund te grumbullohet me perfaqesuesen e e drejtuar nga Fabio Kapelo per ne Boterorin 2010. Pikerisht per te bindur teknikun italian Beckham u transferua te Milani ne dhjetorin e vitit te shkuar, por aventura ne Serine A eshte mbyllur ne menyren me te keqe per mesfushorin anglez.

Huazimi i tij te Milani përfundonte ne fund te këtij sezoni, por zevendespresidenti i skuadres kuqezi Adriano Galiani ka thene se Beckhamit do t’i ofrohet nje tjeter kontrate. Nga ana tjeter, demtimi i David Beckham eshte trajtuar gjerësisht nga mediat angleze, ndersa trajneri Fabio Kapelo, megjithëse e ka cilësuar nje mision te pamundur eshte shprehur se shpreson ne nje rikuperim rekord te lojtarit qe ka me shume prezenca me fanellen e perfaqesueses se Anglise.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›