Shasivari: Shqiptarët e Maqedonisë, shtetformues as në letër

Shqiptarët e Maqedonisë as në letër nuk janë shtetformues. Kështu vlerëson Eksperti i çështjeve Juridike, Jeton Shasivari duke u bazuar në atë që figuron në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë, nocion i cili nuk është asgjë tjetër vetëm se një përkufizim bashkëkohor për minoritet e ndryshme në Evropë.
"Në qoftë se shikohet nga këndi i kabineteve politike atëherë pushtetformësia e shqiptarëve të duket si shtetformësi gjë që është vetëm një fatamorgan, diçka e rrejshme që nuk ka të përbashkët me realitetin. Mirëpo në qoftë se shikohet nga këndi i popullit si subjekt i kushtetutës dhe subjekt i sistemit politik atëherë duhet thënë që nga viti 1989 kur shqiptarët brenda natës u zhveshën nga statusi shtetformues në kushtetutën e atëhershme e deri sot nuk ka ndonjë ndryshim real dhe përmbajtjesor për sa i përket rikthimit të statusit shtetformues të shqiptarëve në Maqedoni", thotë Jeton Shasivari, Ekspert i çështjeve Juridike.
Edhe partitë opozitare kanë hedhur poshtë deklaratën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti se shqiptarët e Maqedonisë janë shtet-formues. "Ekzistojnë shumë argumente që tregojnë se nuk jemi shtet-formues. Mbi të gjitha tregon përdorimi i flamurit që nuk ekziston, përdorimi i gjuhës i cunguar, dhe janë shumë faktorë që tregojnë se ne, as për së afërmi nuk e ndjejmë erën e një shtet-formësie por fatkeqësisht problemet edhe kësaj dite po thellohen", u shpreh Abedin Zymberi, Deputet i DR.
"Në letër e ndryshuam preambulën dhe kur numërohen kush janë popujt që përbëjnë shtetin, përmendet edhe bashkësia shqiptare që jeton në Maqedoni. Nëse Ahmeti është i kënaqur me këtë dhe vlerëson se kjo që tani funksionon mes tij dhe Gruevskit e çon Maqedoninë drejt Maqedonisë evropiane, unë nuk dëshiroj t’ia turbulloj euforinë por për fat të keq realiteti është larg nga ajo që shqiptarët të jenë të kënaqur me atë që kanë në Maqedoni", tha Vllado Buçkovski, Deputet i LSDM. VMRO-DPMNE nuk deshi të komentojë fjalimin e djeshëm të liderit të BDI Ali Ahmeti.
Gjyltene Rexhallari < I mëparshmi