E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtimi, Robben shpreson rikthimin e shpejtë te Hollanda

Arjen Robben vazhdon betejen kunder kohes per te qene pjese e kombëtares se Hollandes ne finalet e Kupes se Botes qe do te startojne vetem pas tre ditesh ne Afriken e Jugut. Futbollisti eshte shprehur se beson te rikuperohet ne kohe per te luajtur ne Boteror, pas demtimit qe pesoi ne ndeshjen e fundit miqesore ku Hollanda mundi 6-1 Hungarine dhe ai ishte autor i dy golave, përpara se te linte fushen e lojes per nje tërheqje muskulore.

"Une kam vetem nje shans dhe dua ta shfrytëzoj ate. Keto dite po stervitem shume per t’u rikuperuar sa me shpejt dhe per te luajtur ne Boteror. Po bej shume terapi, duke e alternuar ate me shume fuqi ne stevitje, ne menyre qe muskujt t’i rikthehen funksionimit normal. Kjo eshte gjeja me e rendesishme per mua”, eshte shprehur Robben, i cili vazhdon seancat fizioterapike ne Rotterdam.

I pyetur se kur do te ioshte ne gjendje per te udhëtuar drejt Afrikes se Jugut, ku kombëtarja e Hollandes po pergatitet ne prag ne nisjes se Boterorit, Robben ka bere te ditur se shpreson ta beje kete sa me shpejt. “Eshte shume e veshtire te përcaktoj nje date. Duhet te shohim progresin, por shpresoj sa me shpejt. Une jam mese i bindur se do te shkoj ne Afriken e Jugut’, ka përfunduar futbollisti qe ishte protagonist i sezonit te fundit me Bajernin e Mynihut. Hollanda do te luaje ndeshjen e pare ne Boteror me 14 qershor kunder Danimarkes, ndersa rivalet e tjere ne grupin E jane Japonia dhe Kameruni.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›