Këshilli i punës, degjeneron debati

Me tone të larta, debate të ashpra dhe shpesh ndërprerje të fjalës ka vijuar në pjesën më të madhe të saj mbledhja e këshillit kombëtar të punës. Ky këshill që është një kompozim mes punëmarrësve, punëdhënësve dhe qeverisë kishte në rend të ditës diskutimin e zbatimit të ligjit, sigurisë e shëndetit në punë si edhe të barazisë gjinore në punë.
Debati behej për spostimin e një pike të rendit të ditës duke dhënë një shembull aspak të mirë. Përfaqësuesit e sindikatave kërkonin diskutimin e projektligjit për profesionet e vështira në fillim të mbledhjes. Por për cudi kur i erdhi radha diskutimit tonet ishin krejt të ndryshme.
“Grupi i punës vendosi të mos i merrte parasysh këto profesione, këtë lloj kategorie, por do doja të theksoj faktin se grupi i punës kishte tagrin që brenda datës 5 maj t’ia dërgonte kryeministrit të gjithë materialin e bërë bashkë me vërejtjet e sindikatave, që normalisht janë përfshirë dhe pastaj kryeministri do të vendosë për ta kaluar pr/ligjin në parlament. Grupet e interesit, pa diskutim sindikatat, kanë mundësinë e madhe të lobojnë në komisionet parlamentare që ta marrin në shqyrtim këtë legjislacion dhe pastaj në seancën plenare që do ta aprovojë ” tha Neritan Alibali, zv/ ministër i Ekonomisë.
“Takimi me juve, në emër të ministrisë së Energjitikës, ka qenë shumë konstruktiv, i pranueshëm, i kuptueshëm nga ana jonë dhe ne kemi dhënë të gjithë OK tonë për realizimin e këtij pr/ligji dhe të miratohet sa më shpejt në parlament. Unë dua të përshëndes në këtë rast edhe kryeministrin Berisha për predispozicionin që ka për të trajtuar në mënyrë të vecantë punonjësit e profesioneve të vështira” tha Gëzim Kalaja, president BSPSH.
Mbledhja i ngjau një shfaqeje televizive me fyerje e kërcënime që në fund nuk solli asgjë vec tyre.
Adi Darsi