Dëmtimi i Altin Lalës, asgjë serioze
Fillimisht dëmtimi i 34-vjeçarit shkaktoi panik, pasi ai kishte vetëm katër javë që rikthehej pas një dëmtimi të gjatë. Por kontrollet e hollësishme treguan se problemi nuk është i rëndë. Gjendja e mesfushorit shkatërrues është pozitive dhe shumë shpejt ai mund t’u rikthehet fushave të lojës.
Altin Lala ka zhvilluar stërvitje veçmas grupit dhe trajneri i Hanoverit, Mirko Slomka, nuk e ka përjashtuar mundësinë që lojtari të grumbullohet për sfidën e sotme me Frankfurtin për javën e 26-të të Bundesligës. Hanoveri është në luftë për të qëndruar mes më të mirëve të futbollit gjerman dhe futbollisti shqiptar shihet si një element mjaft i rëndësishëm për skuarën.