Dëmtimi i monumenteve, Gjirokastra rrezikon daljen nga UNESCO
Gjirokastër- Ndërtimet pa leje dhe mungesa e mirëmbajtjes të monumenteve kulturore në Gjirokastër rrezikojnë këtë qytet që ti hiqet statusi i Trashëgimisë Botërore që ruhet nga UNESCO.
Paralajmërimi ka ardhur pikërisht nga kjo organizatë, ku në mbledhjen e zhvilluar së fundmi në Phnom Penh të Kamboxhias, të gjithë pjestarët kanë rënë në një mendje se nëse Gjirokastra nuk i mbush kriteret e kërkuara do të ti hiqet ky status.
Është kërkuar menjëherë që të pezullohen ndërtimet në zonën muzeale, si dhe hartimin e një liste të detajuar të monumenteve të kategroisë së parë dhe të dytë, e cila duhet të përfundojë brenda 30 shtatorit të këtij viti. Po ashtu nëpërmjet një tjetër raporti kërkohet vlerësimi detajuar i të gjitha shtëpive muze dhe përgatitje e një plani konservimi për të gjithë zonën e shpallur Trashëgimi Kulturore.
Ne duam të tërheqim vëmendjen për gjendjen skandaloze të monumenteve të kulturës në Gjirokastër, për degradimin, shembjen apo shndërrimin e tyre,- deklaroi Albert Ksai, president i Klubit të UNESCO-s.
Thirrje i është bërë edhe shtetit që të bëjë miratimin e kuadrit të duhur ligjor për mbrojtjen e këti qyteti me vlera të larta historike dhe kulturore.