Çmimi i biletës Elbasan-Tiranë në Këshillin Bashkiak, Sejdini: Brenda ligjit
Elbasan- Çmimi i biletës së transportit rrugor për linjën Elbasan-Tiranë është ngritur si shqetësim në Këshillin Bashkiak të Elbasanit.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit u tha se shkurtimi i distancës së rrugës nuk është reflektuar në uljen e çmimit të biletës.
Kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini tha se është vendimi i Këshillit të Ministrave që përcakton tarifat e shërbimit taksi.
Sipas ligjit 1 km-65 lekë, rruga e shkurtuar është 41.9 km-273 lekë. Furgonat janë brenda ligjit, marrin vetëm atë që u takon…,-tha ndër të tjera Sejdini.
Sipas tij Bashkia e Elbasanit nuk mund të veprojë në kundërshtim me ligjin. Por se mund të lobojë në institucionet përgjegjëse.