E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama prezanton kabinetin qeveritar: Punë në skuadër. Ngjela pa ministri

rama-preTiranë- Kryesocialisti Edi Rama prezantoi përbërjen e qeverisë së re të majtë. Pasi koalicioni me në përbërje edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim të Ilir Metës fituan bindshëm zgjedhjet e 23 qershorit.

5 ministri merr LSI-ja, 1 e merr shoqëria civile e përfaqësuar nga zonja Mirela Kumbaro dhe ky është kabineti me përbërjen më të madhe të femrave.

“Qeveria e re do të jetë mishërim i boshtit strategjik të Aleancës për Shqipërinë Evropiane. Vizionit tonë të përbashkët politik për ti dhënë më shumë vend grave e më shumë përgjegjësi të rinjve. Për të përfshirë në qeverisje edhe shoqerinë civilepër të ecur më shpejt në rrugën e një rilindje shqiptare”,-tha Rama duke vënë theksin se duhet të punohet si një skuadër nga dita e parë në të fundit.

“90% njerëz që ulen për herë të parë në karrigen ministrore. Emra që mos nuk prisnit të dëgjoni. Do të shiheni gra në vend që si keni parë…Ministra pa mandat deputeti…Transformim të thellë të ekzekutivit dhe legjislativit dhe të vetë marrëdhënies mes tyre…Ju siguroj ju dhe publikut: Detyra e kryeminstrit do të jetë e imja dhe pushteti i popullit. Dhe nga dita e betimit çdo ministër do të rrijë në detyrë duke i shërbyer me nder dhe duar të pastra. Qeveria e ikur i tregon shqiptarëve se sa shumë i ka merituar ato 1 milionë shpulla që mori më 23 qershor”,-tha Rama.

Rama u pyet edhe për avokat Spartak Ngjelën me të cilin kishte një marrëveshje parazgjedhore. ‘Avokat Ngjela e ka marrë përgjegjësinë e tij…me keqardhje e them se s’kemi rënë dakord për postin. I është propozuar dhe e ka refuzuar”,-tha Rama duke mos komentuar se cili ishte posti që zotit Ngjela i ishte propozuar dhe ai e kishte refuzuar.

Rama tha se i injoron sulmet e Berishës.

Përbërja e qeverisë së re

Kryeministër: Edi Rama

Zv/kryeministër: Niko Peleshi

1. Ministria e Financave: Shkëlqim Cani

2. Ministria e Brendshme: Saimir Tahiri

3. Ministria e Mbrojtjes: Mimi Kodheli

4. Ministria e Jashtme: Ditmir Bushati

5. Ministria e Integrimit Evropian: Klajda Gjosha

6. Ministria e Drejtësisë: Nasip Naço

7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes: Arben Ahmetaj

8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë: Damian Gjiknuri

9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit: Englantina Gjermeni

10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës: Edmond Haxhinasto

11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave: Edmond Panariti

12. Ministria e Shëndetësisë: Ilir Beqja

13. Ministria e Arsimit dhe Sportit: Lindita Nikolli

14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë: Erjon Veliaj

15. Ministria e Marrëdhënieve me parlamentin, Ilirjan Celibashi

17. Ministria për Çështjet Vendore: Bledi Çuçi

16. Ministria e Mjedisit: Lefter Koka

17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito

18. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike

19. Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›