Dëmtohen depot e ujit nga rrëshqitja e dherave në Vlorë
bashkia ka bërë kontrollet e veta me grup specialistësh dhe ka përcaktuar masën e dëmtimit të tyre. Këtë gjë e bën me dije vetë nënkryetari i bashkia Halim Dervishi, sipas të cilit tashmë janë bërë dokumentacionet përkatëse gati për të gjitha dëmtimet dhe i janë dërguar këshillit të qarkut që nga ana e vetë duhet të bëjë verifikimet e veta dhe të vendos për masën e dëmtimit që u duhet bërë atyre. Sipas Dervishit kaq është fuqia ligjore e bashkisë çka do të thotë se të dëmtuarit nga rrëshqitja e dherave në këtë qytet sytë duhet ti mbajnë nga këshilli I qarkut që ka fuqinë ligjore për ti dëmtuar. Ndërkohë që për depon e ujit që ka lënë pa furnizim një pjesë të qytetit nuk mund të bëhet asnjë gjë sepse në projektin e ujësjellësit të ri është projektuar një depo tjetër në afërsi të saj që pritet të vihet në funksionim pas gati një viti dhe nuk është parë e arsyeshme për të investuar në depon e vjetër.
V. Sako