E Diel, 1 Nëntor 2026

Albtelekomi grabiti 1 vit qytetarët, rilidh kontratën me Postën për shpërndarjen e faturave telefonike

Zyrat postare: Me qindra qytetarë na janë ankuar për mos pajisjen me fatura telefonike

Pas një vit grabitje që u është bërë qytetarëve në faturat e telefonisë fikse nga kompania e Albtelekomit, së fundi do tu jepet zgjidhje. Ankesat e shumta të qytetarëve, për mos faturimin e tyre, nga ana e kësaj kompanie, ka bërë që vetëm dy ditë më parë Albtelekomi të rilidh kantatën me Postën Shqiptare, për shpërndarjen e faturave të telefonisë fikse. Burimet zyrtare nga Posta bëjnë të ditur për gazetën së, për një vit reshtë qytetarët kanë depozituar ankesat

e tyre në zyrat postare, kjo ka bërë që drejtuesit e postës ti adresojnë ankesat e qytetarëve në kompaninë e private. Kështu, Albtelekomi e vënë me shpatulla pas murit nga ankesat e vazhdueshme të qytetarëve si në çmimin e lartë që u vendosej, por edhe në mos faturim të këtyre të fundit në shtëpi, ka bërë që kompania të kërkoj sërish bashkëpunimin e postës edhe pse ishte pikërisht Albtelekomi që prishi një kontratë të tillë vetëm një vit më parë. Për muaj me radhë në zyrat e postave tona kishte çdo ditë me dhjetëra qytetarë që ankoheshin, për çmimin e lartë që duhet të paguanin dhe për, mos dërgimin e faturave në shtypit e qytetarëve. Edhe pse që në muajin Qershore nuk ishte më kompetencë e jona, për të shpërndarë faturat në shtypit e qytetarëve, pasi ishte vetë Albtelekomi që ndërpreu kontratën me arsyen se do i shpërndante vet faturat. Por, duke parë ankesat e përditshme të qytetarëve kompania vetëm dy ditë ma parë kërkoi që të rilidhtë sërish kontratën me ne. Tashmë është vetëm punë ditësh e shumta një javë vonesë, për të rifilluar shpërndarja e faturave për qytetarët, kanë pohuar burimet zyrtare pranë Postës Shqiptare.

Mungesa e faturimit
Ka më tepër se 9 muaj që kjo kompani nuk u dërgon në shtëpi faturat telefonike qytetarëve, në mënyrë që ata të shikojnë, se sa është çmimi që ata kanë harxhuar dhe se më cilin numër kanë kontaktuar. Qytetarët ankohen se kjo kompani duke mos dërguar fatura me listën e telefonatave, që ata kanë bërë, fusin më tepër impulse dhe të njëjtin numër e vendosin dy tre herë. Fatura mujore e shërbimit telefonik, sipas qytetarëve të Tiranës, vjen me një vlerë shumë më të madhe se shuma e impulseve që ata kanë konsumuar gjatë bisedave telefonike. Për këtë shkak shumë pajtimtarë, janë revoltuar nga vlera e shënuar në faturat e tyre telefonike, vlerë e cila nuk përputhet aspak me konsumin mujorë telefonik. Kështu, në zyrat postare ku qytetaret shkojnë, për të paguar telefonin fiks, ankohen se një faturë mujore e kësaj telefonie u shkon çmimi rreth 40 mijë lekë. Kështu, qytetarëve u është hequr e drejta e dërgimit të faturës në banese kjo gjë është më tepër se 9 muaj.

Ankesat e qytetarëve
Kam mbi 5 muaj që vlera e shënuar në faturën për shërbimin telefonik, më vjen më e lartë sesa impulset që kam konsumuar gjatë muajit. Ky është një problem pas një tjetër është se në shtëpi nuk vjen farë faturë më listën e telefonatave që kemi bërë. Për këtë jam ankuar disa herë pranë zyrave të Albtelekom, por nuk më kanë dhënë asnjë arsye për këtë fenomen. Vetëm më kanë thënë se mund të kem kryer thirrje ndërkombëtare, ndërsa telefoni fiks që mbajë unë, është i lidhur vetëm brenda përbrenda Tiranës, pohon Brisilda Tase. Abuzimet që kompania private Albtelekom bën ndaj qytetarëve duket se nuk do të ndalen ndonjëherë. Kjo, kompani vjedh qytetarët që janë abonentë të telefonisë fikse duke i çuar atyre fatura mujore tepër të fryra ose duke mos i dërguar fare fatura të printuara në mënyrë që ata të verifikojnë telefonatave me personin që kanë bërë. Megjithatë, pjesa dërrmuese e qytetarëve që kanë pasur probleme dhe pakënaqësi në lidhje me shumat e faturuara për telefonin fik, pohojnë se nuk kanë kryer asnjë thirrje ndërkombëtare, ndërkohë kanë kërkuar listën e thirrjeve që kanë konsumuar gjatë muajit bashkë me numrat e thirrur, nga Kompania Albtelekom.

Liri Mëhalla

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›