E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Ndotja, problematike në 5 lumenj

Lumi i Gjanicës, në Fier është tërësisht i ndotur nga mbetjet që depozitohen aty prej vitesh nga industria e përpunimit të naftës. Kreu i bashkisë ka kërkuar gjetjen e financimeve për realizimin e këtij projekti. Në projektin përfundimtar për rehabilitimin e këtij lumi, që po dëmton shëndetin e banorëve, kreu i Mjedisit, Fatmir Mediu tha se do të ndihmonte në gjetjen e

financimeve që do të përdoren për rehabilimin e lumit. Ministri i Mjedisit ka saktësuar se ujërat sipërfaqësore të disa lumenjve në vend janë të ndotur. Por, gjendja është edhe më e rëndë në zonat bregdetare ku nuk ka trajtime të ujërave të zeza, të cilat vazhdojnë të shkarkohen në det. Nga monitorimi i specialistëve ka rezultuar së lumenjtë më të ndotur në vend janë: Gjanica, Semani, Ishëm, lumi i Lanës dhe lumi i Tiranës. Projekti, për sistemimin e lumit Gjanica i Bashkisë së Fierit është prezantuar përpara donatorëve, ku i pranishëm ishte dhe ministri i Mjedisit Fatmir Mediu. Ne kemi pasur dhe projekte të suksesshme në qytetin e Fierit. Si instalimi i për reduktimin e ndotjes në pikën e nxehtë të rafinerisë së Ballshit. Por këto projekte, duhet të zbatohen, pasi donatorët nuk mund të na japin më, nëse nuk i realizojmë, pohoi Mediu. Gjithashtu ai është ndalur edhe në disa faktorë të tjerë që ndikojnë në dëmtimin e mjedisit si menaxhimi i mbetjeve urbane. Ndër të tjera ai theksoi se në projektet më të rëndësishme të ministrisë, është ndalimi i gërmimit në shtratit e lumenjve. Sa më shpejt duhet të bëhet ndalimi i gërmimit të shtretërve të lumenjve, pasi janë duke dëmtuar seriozisht gjithçka, si ujërat nëntokësore, rrjedhat e tyre dhe duke shkaktuar dhe përmbytje, theksoi me tej Mediu. Gjatë konferencës, ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka theksuar se çështjet mjedisore janë tepër të rëndësishme, pasi janë dhe kushte për integrimin në Bashkimin Europian.

Last Updated on E Premte, 26 Shkurt 2010 22:19

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›