Dëmtohen koshat e vegjël, mbeturinat marrin arratinë rrugëve (FOTO)
Tiranë- Në adresën tonë të email-it kanë ardhur sot fotografi që denoncojnë ndotjen nëpër rrugët e kryeqytetit natën.
Fotot janë marrë pranë Ushtarit të Panjohur dhe në rrugën e Elbasanit.
Koshi i vogël që ndodhet pranë Ushtarit të Panjohur është dëmuar prej ditësh dhe mbeturinat tashmë hidhen jashtë tij, nëpër rrugë.
Ndërsa në një cep pallati tek rruga e Elbasanit, bizneset i lënë mbeturinat pranë dyqaneve duke mos i hedhur në koshin që ndodhet shumë pranë tyre.
Gazeta IDEA fton të gjithë lexuesit të denoncojnë ndotjen për një ambjent të përbashkët sa më të pastër.
Dëmtohen koshat e vegjël, mbeturinat marrin arratinë rrugëve
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 3