E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri përfshin kurorën muzeale të Beratit, nis hetimi për gjetjen e autorëve

ZjarrfikesBerat- Zjarret kanë përfshirë kurorën në lagjen muzeale të qytetit të Beratit teksa temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen me shpejtësi të flakëve duke rrezikuar edhe banesat e kësaj zone.

Vetë banorët pasi kanë parë flakët të ngrenë krye, kanë lajmëruar repartin për mbrojtjen kundra zjarrit.

Makinat zjarrëfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe megjithë terrenit tepër të vështirë në këtë zonë, situata u vu nën kontroll pasi flakët e zjarrit u neutralizuan.

Policia ka nisur punën për gjetjen e autorëve të zjarrit. Jo më larg se një ditë më parë drejtori i repartit të mbrojtes nga zjarret ka pohuar se zonat muzeale janë të ekspozuara ndaj zjarreve pasi në to ka mungesa hidrantsh si dhe mjetet nuk janë të përshtatshme për të ndërhyrë në këto zona për shkak të rrugicave tepër të ngushta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›