Dëmtohet Messi, alarmohet Argjentina

Mediat argjentinase kanë ndezur sirenat e alarmit. Tre ditë nga debutimi, në atë që konsiderohet te jetë Botërori i tij i fundit, Leo Messi duket se nuk është në maksimum.
Mësohet se sulmuesi i PSG-së është dëmtuar. Një hipotezë të tillë e përforcojnë edhe pamet që erdhën nga “Qatar University”. Në qendrën stërvitore ku po përgatitet Argjentina u pa se Messi u stërvit i vetëm dhe nuk bëri asnjë ushtrim me top.
Ylli i futbollit kishte pranë përgatitësin atletik që kujdesej për ushtrimet e tij në fushë. Ende pa nisur Botërori Argjentinës i është dashur të bëjë llogaritë me fatin e keq pasi për shkak dëmtimi nga Katari u larguan Nico González dhe Tucu Correa.