E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zëdhënësi për mediat i FIFA-s: Jam homoseksual dhe jam në Katar

Bryan Swanson, përgjegjësi i zyrës për mediat pranë FIFA-s, pak minuta pas konferencës të fortë të Infantino-s përfitoi nga rasti për të bërë një tjetër deklaratë.

“Dua t’iu rrëfej diçka duke përfituar nga kjo situatë. Unë jam këtu në një pozicion të privilegjuar dhe jam një person homoseksual.

E kam menduar gjatë nëse do t’ua rrëfeja ose jo orientimin tim seksual. Në FIFA ne kujdesemi për të gjithë, jemi organizatë gjithëpërfshirëse.

Unë kam disa kolegë homoseksualë. Jam plotësisht i vetëdijshëm për debatin dhe respektoj plotësisht të drejtën e të tjerëve për të menduar ndryshe. E di se çfarë po luftojmë.”, pohoi 42-vjeçari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›