E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet Nani, Portugalia pa mesfushorin në Botëror

Kur mbeten vetem dy dite nga nisja e topit te pare te Boterorit, fati i keq ka goditur edhe talentin e Portugalise, Luis Nani, i cili nuk do te luaje ne finalet e Kupes se Botes. Talenti i Manchester United ka pesuar nje demtim te rende ne stërvitje dhe nuk do te mund te luaje ne turneun me te rendesishem te futbollit botëror.

Lajmi eshte konfirmuar ne nje komunikate per shtyp te Federates Portugeze te Futbollit, e cila ben te ditur se pas ekzaminimeve te fundit mjekesore, Louis Nani nuk mund te jete i gatshem per skuadren e tij. Mesfushori-sulmues u demtua ne stërvitjen e fundit përpara se perfaqeusesja e tij te udhëtonte per ne Afriken e Jugut, gjate përpjekjes per te bere nje goditje akrobatike.

Stafi drejtues i Portugalise i udhëhequr nga trajneri Carlos Queiros preferoi te mos nxitohej per te dale ne përfundime, ndersa vete lojtari shpresonte te rikuperohej ne kohe per te luajtur ne Boterorin 2010. Por pas ekzaminimeve te fundit mjekesore eshte konfirmuar se demtimi i tij eshte i rende dhe nuk mund te luaje ne finalet e Kupes se Botes. Mungesa e Luois Nani, eshte shume e rendesishme per Portugaline, por edhe per turneun ne pergjithesi, pasi duhet te beje pa nje nga talentet e futbollit botëror.

Nertan Prifti

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›