E Diel, 1 Nëntor 2026

Remontet, ndërprerje të energjisë në disa qytete

Tirana dhe disa qytete ne jug te vendit do te perballen me kufizime te energjise elektrike per disa dite me radhe per shkak te remontit. Drejtori i OST-se Ymer Balla ben te ditur dhe datat e kufizimeve.

"Keto kufizime kryesisht ne stakimin e pare qe eshte me daten 11 deri ne daten 15 do te jene ne periudhen e paradites, nga zero deri 20 per qind kufizimet maksimale. Kemi folur dhe me kontraktorin qe te filloje punen shume shpejt ne objekt, ne 05:00 te mengjesit, qe te parashikojme qe rreth ores 6:00 pasdite linjat ti kycim dhe ta kthejme gjendjen normale. Pra, kerkojme mirekuptim sepse jane tre linja 220 kilovolte te cilat dobesojne mjaft lidhjen me burimet energjetike, qofte Vaun e Dejes, qofte Fierzen me Tiranen. Kryesisht kufizimet do jene ne zonen e Shqiperise se mesme dhe jugun, ndersa zona e veriut nuk do te kete absolutisht probleme me furnizimin", beri te ditur Ymer Balla, drejtor i OST-se.

Adi Darsi < I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›