E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet Trezege, një muaj jashtë

Pas ndërprerjes së seancës stërvitore, francezi i është nënshtruar analizave të hollësishme, të cilat kanë nxjerrë në pah një dëmtim në pulpën e këmbës së majtë. Koha e nevojshme për një riaftësim të plotë është parashikuar rreth 30 ditë.

Por nuk përfundojnë këtu dhimbjet e kokës për Çiro Ferrarën. Në ndeshjen e së dielës kundër Udinezes, trajnerit italian i duhet të bëjë edhe pa Klaudio Markizion. Mesfushori ka ndier përsëri dhimbje në stërvitjen e sotme. Ndërkohë, pritet të rikthehet që nga minuta e parë Momo Sisoko.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›