E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demtohet edhe Cana

Pas refuzimit te Erjon Bogdanit lenies jashte te Erjon Kapllanit dhe demtimeve te Arjan Beqajt e Ervin Skeles ne prag te miqesores me Maqedonine Shqiperia ka humbur nje tjeter lojtar titullar.

Behet fjale per mesfushorin Lorik Cana i cili nuk i eshte bashkuar grumbullimit te Kombetares per ndeshjen e neserme ne Korce. 27-vjecari ka pesuar nje demtim serioz ne kavilje qe e ben te pamundur paraqitjen e tij nen urdhrat e trajnerit Josip Kuzhe. Klubi turk i Gallatasarait beri te ditur se Cana ka demtuar nje ligament te kaviljes ndersa koha per rikuperimin e tij mendohet te jete te pakten tri jave.

Demtimi ne kavilje i Lorik Canes ne ndeshjen kunder Manisasporit rezultoi se ishte nje problem me ligamentin pohuan burime zyrtare te gjigandeve turq. Prej ketij lendimi mesfushori do te jete i detyruar qe te qendroje te pakten tri jave jashte fushave te lojes nderkohe qe ai nuk do te jete ne gjendje ti bashkohet grumbullimit te perfaqesueses shqiptare per ndeshjen e radhes. Cana ka nisur menjehere rehabilitimin per kete demtim.

Lojtari kuqezi u aktivizua si titullar ne ndeshjen e javes se 12 ku Gallata humbi 0-2 ne shtepi perballe modesteve te Manisaspor. Ai qendroi ne fushen e lojes per 77 minuta perpara se te zevendesohej nga Emre ndersa vetem 120 sekonda me pare kishte shkaktuar penalltine qe i dha miqve golin e dyte. Mungesa e Canes ne miqesoren me Maqedonine eshte konfirmuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ju njoftojme se mesfushori i ekipit Kombetar Lorik Cana nuk do te jete i pranishem per ndeshjen ndaj Maqedonise si pasoje e nje demtimi te pesuar ne kavilje gjate ndeshjes se kampionatit turk Gallatasarai-Manisaspor theksonte institucioni qe drejton futbollin ne vend.

Lorik Cana behet lojtari i fundit qe i shtohet listes se mungesave per ndeshjen e Shqiperise e cila eshte e fundit per vitin 2010. Pas Debatik Currit i cili eshte operuar ne gju trajneri Kuzhe u detyrua qe te hiqte dore nga portieri Arjan Beqaj edhe ky i demtuar.

Drejtuesi i stolit kuqezi pranoi kerkesen e sulmuesit Erjon Bogdani per te qendruar pushim nderkohe qe ne diten e pare te grumbullimit fantazisti Ervin Skela ka pesuar nje demtim ne kavilje i cili e ben te pamundur aktivizimin e vlonjatit te merkuren. Ne dyshim serioz eshte edhe mesfushori i krahut te majte Gilman Lika i cili eshte paraqitur i demtuar ne perfaqesuese pas aktivizimit ne ligen e dyte turke me Diarbakispor.

Pavaresisht problemeve te Canes Skeles e Likes te cilet ishin perfshire ne kontingjentin me 21 lojtare te perzgjedhur per testin me Maqedonine trajneri Kuzhe ka vendosur qe te mos afroje asnje lojtar tjeter. Per ndeshjen ne Korce ai do te kete ne dispozicion 18 lojtare ndersa pjesa me e madhe jane te rinj. Nga formacioni titullar ne dispozicion kane mbetur mbrojtesit Dallku e Vangjeli mesfushoret Altin Lala Ervin Bulku Ansi Agolli e Klodian Duro si dhe sulmuesi Hamdi Salihi. Pjesa tjeter e skuadres jane futbolliste te rinj te cilet do te kene shansin te paraqesin vlerat e tyre dhe te tregojne se jane te vlefshem per kuqezinjte ne kualifikueset e euro 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›