E Shtunë, 31 Tetor 2026

Usain Bolt prova ne pisten e Ferrarit

Njeriu me i shpejte ne bote Usain Bolt ka testuar veten me mitin e shpejtesise Ferrari duke zhvilluar disa xhiro ne pisten e proves se gjigantit te makinave sportive ne Maranello te Italise.

Atleti xhamajkan i cili mban rekordin ne garat e 100 dhe 200 metrave ka konfirmuar edhe nje here veten si i apasionuar me makinat sportive nje prej te cilave per pak i mori jeten vitin e shkuar kur ai doli nga rruga me BMW-ne e tij sportive ne kryeqytetin e Xhamajkes Kingston.

Gjithsesi Bolt nuk ka hequr dore nga hobi i tij ndersa ne cirkuitin e Maranellos ka testuar dy nga makinat me te shpejta te botes Ferrarin 599 Fiorano dhe ate 458 Gp Italia.

Modeli i fundit i ka pelqyer me shume atletit i cili ka marre epitenin djali i eres pasi sipas tij kjo makine ishte agresive ashtu si ai ne cdo gare qe zhvillon.

I pyetur nga gazetaret nese mendonte qe ne te ardhmen mind ti perkushtohej motosportit Bolt eshte pergjigjur se eshte shume i gjate per tu bere nje pilot.

Me pare Usain Bolt kshte sfiduar makinat sportive por nuk kishte mundur te fitonte garen e 100 metrave.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›