Dëmtohet sërish holandezi Arjen Roben

Arjen Robben duhet te qendroje per dy muaj jashte fusheve te lojes. Ky eshte lajmi me i keq per Bajernin e Mynihut nje dite pas nisjes se përgatitjeve per sezonin e ri te Bundesliges gjermane, qe do te nise me 20 gusht. Ky eshte çmimi i shtrenjte qe talenti holandez duhet te paguaje per rikuperimin e parakohshem qe beri gjate Boterorit 2010 per te qene i gateshem per perfaqesuesen e tij, e cila shkoi deri ne finalen e Kupes se Botes ku u mund nga Spanja.
Roben u demtua ne ndeshjen e fundit miqesore te Hollandes ne prag te Afrika e Jugut 2010. Stafi mjekësor i skuadres hollandeze beri te ditur se behej fjale per nje demtim ne tendinat e gjurit te majte, por arriti ta rikuperonte futbollistin ne nje kohe rekord dhe ai luajti gjysmen e ndeshjeve ne Kupen e Botes, perfshire edhe finalen e saj kunder Spanjes. Por pasojat e atij demtimi dhe rikuperimit te shpejte, futbollisti duhet t’i vuaje pikerisht ne momentin me te rendesishem te Bajernit te Mynihut, i cili do te nise sezonin e ri me objektivin per te ruajtur titullin kampion ne Gjermani.
Kjo gje ka sjelle edhe irritimin e klubit gjerman dhe trajnerit Louis Van Gal, qe kane nisur nje lume akuzash ne drejtimin te Federates Hollandeze te futbollit dhe stafit mjekësor te kombetares portokalli. Madje Bajrni i Mynihut pritet te ndjeke rruget ligjore ne FIFA, duke kërkuar nje demshperblim te majme nga federata hollandeze.
Nertan Prifti