Libertadores, Chivas në finale

Chivas Guadalajara është në finalen e kupës së Libertadores, falë fitores 2-0 në gjysmëfinalen e kthimit kundër Universidad de Chile.
Formacioni meksikan ka fituar me anë të golave të Xavier Baez (22') dhe Jonny Mallagan (54').
Ndërkohë që ndeshja e parë mes dy skuadrave kishte përfunduar 1-1.
Në gjysmëfinalen tjetër të kupës Libertadores, në program nesër, do të përballen dy skuadrat braziliane të Internacional dhe San Paolo.