E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pëson dëmtim muskulor, Roben dy muaj pushim

Problemi

Ylli i Bajernit të Mynihut, Arjen Roben, ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e majtë dhe do të jetë i detyruar të qëndrojë dy muaj jashtë fushave të lojës. Sipas gjermanes “Bild”, mjeku i klubit bavarez, Hans-Vilhelm Myler-Volfahrt, ka konfirmuar se lojtari, i cili mungoi në gjysmën e parë të ndeshjeve të Holandës në Botërorin 2010, është dëmtuar në të njëjtin vend, si përpara fillimit të evenimentit në Afrikën e Jugut. Kjo është një goditje e rëndë për trajnerin Luis van Gal, pasi Roben është një element shumë i rëndësishëm i Bajernit të Mynihut.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›