Dëmtohet ura pasarelë në Tepelenë, rrezik për banorët

Ura pasarele e Beçishtit e cila lidh 2 fshatra me pjesën urbane është dëmtuar. Ajo është kthyer në një rrezik serioz për jetën e fëmijëve që shkojnë në shkollë dhe të banorëve të këtyre fshatrave, që përshkojnë çdo ditë urën.
Por nuk është ky i vetmi rrezik në këtë pasarelë, për shkak mos ndërhyrjes me vite me rradhë, drunjtë janë degraduar duke u kthyer në rrezik për banorët. Këta të fundit shprehen se janë të detyruar të përdorin këtë rrugë, pasi në aksin kryesor u duhet të udhëtojnë për kohë të gjatë dhe aq më tepër të paguajnë privatisht mjete të cilat janë të pakta pasi aksi është i amortizuar. Për fëmijët e 2 fshatrave Beçisht dhe Dragot që frekuentojnë shkollën në qytetin e Tepelenës kjo pasarelë është kthyer në risk për jetën.
Ura e Beçishtit është ndërtuar rreth viteve 1819 nga Ali Pashë Tepelena, ndërkohë që ende sot ajo shërben për të lidhur disa fshatra përtej lumit Vjosë me qytetin e Tepelenes.
Ajo njihet si monumet me vlera kulturore dhe arkitektonike, ndërsa i vetmi investim ka qenë ai i qytetarit Hollandez Kez Daselar, i cili pasi pa gjendjen e urës udhëtoi me fotot e saj në duar, 40 km çdo ditë në këmbë për 4 ditë me rradhë në Hollandë dhe arriti të grumbullojë rreth 30 mijë euro për rikonstruksionin e urës./rtsh/