E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëmtohet vetura zyrtare e një gjyqtareje në Prishtinë

PRISHTINË, 12 maj /ATSH/ Një rast i dëmtimit të pasurisë është raportuar në Prishtinë, ku fokus i sulmit ka qenë vetura zyrtare e një gjyqtareje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka njoftuar se një person i panjohur ka vendosur një gur mbi automjetin e saj, duke shkaktuar dëme materiale.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për identifikimin e personit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›