Denaj: Blegtori nga Berati përfitoi 100% mbështetje nga Skemë Kombëtare

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Blegtori Isuf Malo, në fshatin Ullinjas të Beratit, është një nga blegtorët që mbarështon 360 krerë të imta dhe prej vitesh është mbështetur nga Skema Kombëtare e Subvencioneve.
Edhe këtë vit Isufi përfitoi 100% mbështetje nga kjo skemë.
Isufi tregon se ka vite që merret me blegtori. Gjatë dimrit e mban tufën në fshat por në verë ai shtegton me tufën në zona të tjera.
“Kemi aplikuar dhe kemi marrë çdo vit subvencione nga qeveria edhe këtë vit ne morëm mbështetjen financiare për tufën me të imta”, u shpreh Isufi.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale historinë e tij teksa u shpreh se, “me aktin normativ të fundvitit, mbështetja për bujqësinë dhe blegtorinë arrin në një total prej 5.2 miliardë lekë”.
Denja tha se, janë 67,100 fermerë përfitues, ku 52,195 prej tyre përfitojnë naftë në masën 100%.
“Për të tretin vit radhazi, sigurojmë 100% pagesa për fermerët e kualifikuar të Skemës Kombëtare direkte”, u shpreh Denaj.
/a.f/