E Martë, 3 Nëntor 2026

Denaj: Markat shqiptare të vajit të ullirit kanë fituar besimin e tregjeve ndërkombëtare


TIRANË, 4 mars/ATSH/ Shqipëria po shënon nivele të larta të prodhimit të vajit të ullirit, pasi fermerët kanë shtuar sipërfaqe e mbjella dhe kanë rritur investimet në teknologjinë e shërbimeve të ullirit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se markat shqiptare të prodhimit të vajit të ullirit po rrisin praninë në tregjet e Bashkimit Europian e më gjerë.

Denaj ndau historinë e kompanisë “Musai Olive Oil”, e cila u prezantua në panairin që u hap të dielën në Greqi.

“”Musai Olive Oil”, një markë shqiptare që na bën krenarë në shumë vende të Bashkimit Europian dhe më gjerë. Me vaj ulliri ekstra të virgjër të cilësisë më të lartë, kjo markë nga Vlora ka fituar besimin e tregjeve ndërkombëtare, duke promovuar prodhimin “Made in Albania””, tha Denaj.

Ministrja informoi se me një rrjet mbi 1500 fermerë lokalë, kjo kompani siguron lëndën e parë, duke përkrahur ekonominë vendase dhe rritur vlerën e produktit.

Sipas saj, kompania ofron mundësi punësimi me paga konkurruese dhe kushte cilësore.

Pjesa më e madhe e eksporteve shqiptare të vajit të ullirit shkon drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tregjeve europaine pjesa tjetër në vendet fqinje si në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›