Denaj: Nga 1 shtatori nis procesi i fiskalizimit për transaksionet biznes-konsumator

Ministrja Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se me 1 shtator nis procesi i fiskalizimit për transaksionet biznes-konsumator.Nga data 1 Shtator do të nisë zbatimi i procesit edhe për transaksionet Biznes-Konsumator”, thekson Denaj.
Denaj sjell rastin e një biznesi që e ka filluar fiskalizimin që në qershor. “Korel e ka filluar që në muajin qershor Fiskalizimin. Pret fatura të Fiskalizuara për bizneset dhe konsumatorët, si dhe përdor zgjidhje softuerike. Mbi 11 milionë fatura të fiskalizuara janë lëshuar që nga fillimi i procesit”, shprehet ministrja.