E Enjte, 5 Nëntor 2026

Largimet në emigracion, Balkan Barometër: ”U krijuan 38% më shumë vende pune”

Largimi i qindra mijëra shqiptarëve ka sjellë krijimin e vendeve të reja të punës. Ishte Ballkan Barometër 2021 ai që publikoi të dhënat më të fundit, sipas të cilit 38% më shumë vende pune u krijuan nga largimi i shqiptarëve drejt vendeve, kryesisht të Bashkimit Europian.
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në anketën e Barometrit të Ballkanit për vitin 2021, thotë se problemi i emigracionit në forcën e punës është më i fortë në Shqipëri dhe në Bosnjë. 
Por, në studim thuhet po ashtu, se shkak për vendet e lira të punës mbetet mungesa e aftësive, ku theksohet se 45% e vendeve të lira të punës në Shqipëri janë të tilla si pasojë e mungesës së aftësive në tregun e punës. 
Bizneset në Shqipëri, Maqedoni dhe Malin e Zi, thanë se 50% e vendeve të lira të punës janë për shkak se nuk gjenden punonjës të aftë. 
Një studim i këtij viti nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë tregoi se, në Shqipëri 60% e forcës së punës është me arsim të ulët.
Popullsia në moshë pune pritet që të bjerë në shumë vende, por në Shqipëri kjo rënie do të jetë më e theksuar, ku ekspertët theksojnë, se ajo pritet të arrijë në 24% ndërsa nëse emigracioni do të pësojë rënie, atëherë popullsia në moshë pune pritet të tkurret me vetëm 9%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›