Autoparku ultramodern në Elbasan projektuar në bashkëpunim me FIA-n, kryeministri Rama publikon pamje

Auto Moto Parku i parë shqiptar, që po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, do të materializohet nën kujdesin e vetë FIA. Kryeministri Edi Rama ka publikuar detaje nga Cirkuiti i parë shqiptar që do të ketë një pistë rreth 5.3 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 përbri lumit Shkumbin, në zonën e Krastës së Elbasanit, sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK. “MIRËMËNGJES , dhe me një tjetër ëndërr nga ato që kanë hyrë në rrugën e realizimit, Autoparkun ultramodern të Elbasanit, projektuar në bashkëpunim me FIA-n, nën udhëheqjen e drejtorit të Transportit Rrugor Shqiptar, Blendi Gonxhe, e kujdesin e Presidentit Jean Todt, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.
Auto Moto Park në Elbasan shënon një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit në Shqipëri.
Gjithashtu do të ngrihet muzeu dhe atelieri RETRO, drag-strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademia e edukimit mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë off-road, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta.
Ky park do të shërbejë edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muzeu e atelieri RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademia e edukimit mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta.
Investimi përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor.