E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Denaj: Riparimi i argjinaturës së Semanit siguron mbrojtjen e 5 mijë ha tokë


TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po punon për riparimin e argjinaturës së lumit Seman në Fier, me gjatësi 7 km.

Ministrja e MBZHR-së, Anila Denaj bëri të ditur sot se me riparimin e argjinaturës së majtë të lumit Seman, në një gjatësi prej 7 km, sigurohet mbrojtja e 5 mijë hektarëve tokë, duke përfshirë toka bujqësore dhe qendra të banuara në fshatrat Seman, Sektor dhe Mujallin, bashkia Fier.

“MBZHR mbetet e angazhuar në garantimin e shërbimeve për infrastrukturën bujqësore për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe mbështetur fermerët”, tha ministrja Denaj.

Ndërhyrja rrënjësore te kanalet kulluese e vaditëse si dhe te kolektorët kryesorë po bëhet në gjithë vendin, veçanërisht në zonat me potencial të lartë bujqësor, siç janë Lushnja e Fieri.

Investimet në këtë sektor sigurojnë fermerët të kenë ujitjen e domosdoshme të prodhimeve të tyre sidomos gjatë sezonit veror, por edhe të mos kenë më probleme përmbytjesh të tokave bujqësore prej reshjeve që bien në stinën e dimrit.  /j.p.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›