E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denilson: Liverpool-i nuk fiton pa Gerrard


Mesfushori i Arsenalit, Denilson, beson se nëse ekipi i tij arrin ta mbulojë Steven Gerrard, ata mund ta mposhtin Liverpoolin nesër në Anfield.
Arsenali për momentin gjendet në vendin e tretë të tabelës me tetë pikë prapa Chelseat, por mund të shtojë epërsinë në shtatë ndaj Liverpoolit, nëse e mposht këtë ekip.

"Ekipi është tërësisht i përqendruar pasi tashmë është e pamundur të dështojmë në Ligën Premier nëse dëshirojmë të kemi ndonjë shans për ta fituar".

"Nëse Fernando Torres luan nga minuta e parë, nuk do të jetë aq mirë për ne. Por beteja më e madhe do të zhvillohet në mesfushë. Duhet të ndalojmë Gerrard dhe po ashtu të tjerët si Lucas dhe Javier Mascherano, për të shpresuar në fitore", ka thënë Denilson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›