E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania Ok zgjerimit te BE drejt vendeve te Ballkanit Perendimor

11-12-2010 / Gazeta 55

Ministri i jashtem i Shqiperise Edmond Haxhinasto ne kuader te pjesemarrjes ne Konferencen me teme Perspektiva per Europen Juglindore - Austri Gjermani dhe SHBA ne dialog me vendimarresit e rajonit eshte takuar me Ministrin e Puneve te Jashtme te Gjermanise Guido Eumlestervelle. Ne kete takim ministri i jashtem gjerman Eumlestervelle siguroi homologun e tij shqiptar se Gjermania do te mbeshtese integrimin e vendeve te rajonit ne Bashkimin Evropian sepse Evropa nuk mund te jete e plote pa vendet e Ballkanit. Duke vleresuar marredheniet shume te mira midis dy vendeve Ministri i Jashtem gjerman Eumlestervelle tha se Shqiperia ka bere nje progres te dukshem ne te gjitha fushat. Nga ana e tij Ministri Haxhinasto falenderoi homologun e tij per mbeshtetjen e pakursyer te Gjermanise ne procesin e integrimi te Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe vecanerisht per liberalizimin e vizave me vendet ne zonen Shengen. Duke vleresuar kontributin e Gjermanise si nje nga donatoret dhe investitoret kryesore ne Shqiperi Ministri i Jashtem Haxhinasto ftoi biznesin gjerman qe te rise pranine e tij ne Shqiperi. Nje gje e tille tha z. Haxhinasto favorizohet edhe nga klima mjaft pozitive e krijuar ne Shqiperi per thithjen e investimeve direkte.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›