E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dënimi i Saimir Tahirit, Basha: Vendimi tregon vërtetësinë e akuzave të PD

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar pas dënimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. Sipas Bashës, faktet e përfshirjes së tij në një grup të strukturuar kriminal, “janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij”.

“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin, dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Faktet e përfshirjes së tij në një grup të struktuar kriminal, janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij. Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për autor dhe zbatues Edi Ramën!”- shkruan Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›