Kryesia PD miraton kandidatët për 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme vendore

Kryesia e Partisë Demokratike, pak minuta më parë, ka miratuar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit, të cilat do të zhvillohen në 6 bashki. Kandidatët janë propozuar nga strukturat e Partisë Demokratike, por ka qenë kryesia e PD, ajo e cila ka certifikuar propozimet. Kandidatët e votuar nga kryesia janë:
Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku.