Denis Buzukja, duel për kampion bote

Denis Buzukja, shqiptari që po bën mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në artet marciale, është në prag të sfidë për titull kampion bote. Në mbrëmjen e së premtes në Nju Jork, që në Shqipëri është diku në orët e para të mëngjesit të së shtunës, shkodrani Buzukja do të jetë përballë Majk Lorens. Një ndeshje, që është kryetakimi i mbrëmje, por Buzukja pretendon që shumë shpejt të bëhet pjesë e UFC-së, atje ku tenton të ngjitet në majat më të larta.
Buzukja deri më tani në shtatë ndeshje në MMA ka pesë fitore dhe dy humbje, ndërsa ka muaj që përgatitet për këtë sfidë. Madje do të ketë dhe inkurajimin e shumë shqiptarëve, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes të cilëve dhe ish-zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Taekoundosë World, Elvis Vulka, i ftuar nderi i të “madhit”, sikurse ka nofkën Buzukja, në këtë mbrëmje ndërkombëtare MMA-je. Pra mes shumë sportistëve që nderojnë vendin në Botë është dhe Denis Buzukja për titull kampion Bote në MMA.