E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dennis Rodman rikthehet në Kore

Ish-ylli i basketbollit amerikan, Dennis Rodman po viziton Korenë e Veriut për herë të dytë brenda vitit, për tu takuar me liderin Kim Jong un.

Rodman deklaroi se takimi me mikun tim Kim, që është një adhurues i basketbollit, ishte pjesë e turit të tij diplomatik sportiv.

Ai u tha gazetarëve se nuk do të diskutojë për çështjen e amerikanit të burgosur Kenneth Bae me zotin Kim. Rodman, një ish-fenomen i NBA-së, kaloi kohë me Kim në muajin mars kur po filmonte një dokumentar me një kompani mediatike amerikane.

Ai mbetet amerikani më i njohur që është takuar me liderin korean që kur ai mori detyrën pas vdekjes së të atit në vitin 2011. Gjatë rrugës nga Pekini për në Penian, ditën e martë, Rodman u tha gazetarëve:

Dua vetëm të takoj mikun tim Kim dhe të hap një ligë basketbolli atje. Nuk më është premtuar asgjë. Po shkoj atje thjesht në mënyrë miqësore.

I pyetur nëse do të diskutonte për amerikanin e burgosur ai tha: Nuk do të flas për atë.

Javën e kaluar Koreja e Veriut tërhoqi një ftesë për Robert King, i dërguari i posaçëm i SHBA për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut, për të vizituar Penianin.

Zoti King pritej të kërkonte lirimin e Kenneth Bae, 45 vjeçari i dënuar në muajin maj me 15 vjet punë të detyruar për çështje humanitare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›