Dënohen 16 ish-pjesëtarë të Ushtrisë serbe në BeH

Sarajevë, 18 gusht – Gjykata e Phoenixit në shtetin federal Arizona të SHBA-së ka dënuar 16 ish-pjesëtarë të forcave të ish-Ushtrisë së Republika Srpska gjatë luftës në BeH, të cilët kanë fshehur pjesëmarrjen e vet në forcat e armatosura, me rastin e paraqitjes për fitimin e statusit të refugjatit në SHB.
Hetimi federal ka konstatuar se 16 ish-ushtarë të Mlladiqit e Karaxhiqit kanë gënjyer për statusin e tyre gjatë luftës në BeH.
“Ata kanë gënjyer për të siguruar qëndrimin në SHBA. Kjo ka qenë keqpërdorim i politikës nacionale për refugjatët”, ka deklaruar prokurori në Distriktin e Arizonës, Denis Burk, dhe ka shtuar se ata e kanë pranuar fajin, transmeton FoNet.
Pesë nga 16 të dënuarit janë deportuar nga SHBA-ja për në Bosnjë e Hercegovinë. Tre prej tyre, Mlladen Bllagojeviq, Zdravko Bozhiq dhe Goran Bencun pas kthimit në BeH janë arrestuar dhe gjykimet e tyre janë në proces.