Rama në Hard Talk: Gjykim i ri për 21 janarin. Reformë antikorrupsion
Londër- Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama ishte i ftuari gazetares Sarah Montague në emisionin Hard Talk në BBC në Londër.
Rama foli rreth rilindjes së tij të planifikuar për atë që Transparency International e quan vendi i vetëm më i korruptuar në Evropë.
Pyetjet më pikante kishin të bënin me korrupsionin në Shqipëri dhe 21 janarin.
Rama mbi ’21 janarin tha se Sali Berisha ka përgjegjëitë e veta mbi ngjarjen dhe vendimin e gjykatës e ka cilësuar të tmerrshëm.
Vendimi për 21 janarin ishte i tmerrshëm. Mendoj që këto ngjarje sdo harrohen kurrë dhe them se nuk mund të gjykohen më me mënyrën e vjetër, pra atë të transformimit të fakteve. Do të bëjmë gjithçka mundemi për një proces të drejtë dhe të pavarur. Kjo ka të bëjë me drejtësinë, Berisha ka pasur përgjegjësinë e tij për ngjarjen. Gjyqi për 21 janarin duhet të vazhdojë. Ne do bëjmë gjithçka mundemi që të ketë një proces, që familjet e viktimave të asistohet në mënyrën e duhur,- tha Rama.
Mbi zgjedhjet, kryesocialist tha se ato ishin prova që treguan se Shqipëria ka kaluar në një nivel të ri. Ndër të tjera sipas Ramës vendit do ti nënshtrohet një vargu reformash që kanë në themel luftën ndaj korrupsionit.
Ka probleme për mbledhjen e taksave, sidomos në dogana. Sistemi doganor është i korruptuar, por ka shembuj që ne mund ta ndryshojmë. Pastrimi i korrupsionit sjell më shumë investime, më shumë të ardhura. Kemi gjetur mënyrën të bëjmë reforma. Ne do ndjekim historitë e suksesit jashtë vendit, që kanë treguar se korrupsioni mund të mposhtet. Kemi nevojë për reforma të thella, kemi edhe vullnetin,-tha Rama.
Rama tha se buxheti i ri do të raqesë situatën reale të ekonomisë shqiptare, pas një ekspertize të mirëfilltë edhe ndërkombëtare.