Dënohen tre serbë në Podujevë, hyn ilegalisht në Kosovë

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Podujevë, ka shpallur fajtorë tre serbë të Kurshumlisë për kalim ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë në vendkalim të paautorizuar.
Kjo Gjykatë, njofton ktv, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për t’i dënuar me gjobë nga 250 euro serbët Milorad Vasiljeviq-baba, dhe dy djemtë e tij - Nikolla Vasiljeviq e Dushan Vasiljeviq.
Po sipas këtij vendimi, të pandehurit, që të tre bujq të fshatit Baçogllavë të Komunës së Kurshumlisë, shtetas të Serbisë, janë shpallur fajtorë se më 06.08.2013, rreth orës 10:45 në fshatin Tashefc, Komuna e Podujevës, në bashkëkryerje me anë të një kamioni të tipit “TAM”, ngjyrë e gjelbër - nga Serbia, në vendkalim të paautorizuar e kanë kaluar vijën kufitare të Republikës së Kosovës.
Me këtë, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale - kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare./Indeksonline/