Dënohen ushtarët që plaçkitën zyrtarët e vdekur polakë

Katër ish-ushtarë rusë janë dënuar për vjedhjen e kredi-kartelave të zyrtarëve polakë, të cilët kanë humbur jetën nga rrëzimi i aeroplanit më 2010.
Gjykata në Smolensk të Rusisë ka dënuar njërin me dy vjet burgim, ndërsa tre të tjerët me burgim të kushtëzuar, nga 20 muaj deri në dy vjet.
Të katërtit kanë pranuar se kanë vjedhur kartelat nga viktimat.
Ata kanë qenë në mesin e ushtarëve që janë caktuar për të bllokuar vendin e aksidentit.
Nga rrëzimi i aeroplanit, në prill të vitit 2010, ka humbur jetën presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski bashkë me 95 persona të tjerë, raporton rel.
Hetuesit polakë dhe rusë kanë fajësuar pilotin për aksidentin, i cili ka ndodhur derisa aeroplani, prodhim rus, ka bërë përpjekje të aterojë pranë Smolenskut. /Indeksonline/