Rusia ia dorëzoi SHBA-së planin për Sirinë

Diplomatët rusë raportohet se iu kanë dorëzuar Shteteve të Bashkuara planin i cili parasheh që Siria të dorëzojë stoqet e armëve kimike nën kontrollin ndërkombëtar.
E ballafaquar me kërcënimin e sulmeve ushtarake nga SHBA-ja, Qeveria e Sirisë e ka pranuar planin e Rusisë. Por, kjo e fundit ka kundërshtuar kërkesat amerikane dhe franceze për një rezolutë të detyrueshme të Kombeve të Bashkuara, e cila përfshin “pasoja shumë të rënda” në rast të moszbatimit të planit.
Si transmeton Rel, ambasadori rus në Francë, Aleksander Orllov ka thënë se rezoluta do të ishte një “kurth” që synon hapjen e derës për ndërhyrje ushtarake.
Të martën, presidenti Barack Obama ka thënë se Washingtoni dhe aleatët e tij do t’i japin një shans propozimit për dorëzim armësh, porse do të mbajnë në gjendje gatishmërie edhe ushtrinë. /Indeksonline/