E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita Siriane: Propozimi rus është lojë politike

Koalicioni Kombëtar Sirian dhe forcat opozitare e kanë përshkruar marrëveshjen siriano-ruse si një manovër të pastër politike.

Koalicioni Kombëtar Sirian tha në një deklaratë me shkrim që pranimi i qeverisë siriane që të dorëzojnë armët kimike është një taktikë e vonuar e cila do të pretendojë jetën e edhe më shumë njerëzve të pafajshëm.

“Shkelja e e të drejtës ndërkombëtare duhet të gjejë një përgjigje reale", vlerëson koalicioni, transmeton Mesazhi.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka bërë thirrje regjimit sirian për të vënë armët e veta kimike nën "survejim ndërkombëtar", me kusht që kjo të pamundësojë çfarëdo ndërhyrje ushtarake.

Ndërkohë, Koalicioni gjithashtu vuri në dukje se forcat opozitare do të mbajnë një takim urgjent më 13 shtator në Stamboll për të diskutuar ndërhyrjen e mundshme ushtarake kundër Sirisë dhe zhvillimet e fundit. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›