Dënohet Mourinho, përshëndetet me Osasunën

Komisioni Disiplinor në futbollin spanjoll e ka dënuar Jose Mourinhon me 2 ndeshje. Dënimi vije pas përjashtimit të tij në finalen e kupës ndaj Athletico Madrid, ndërsa ai akuzohet edhe për fyerje ndaj gjyqtarëve.
Komisioni Disiplinor ka vendosur që Mourinho të vuaj dënimin vetëm në ndeshjet e kupës duke i lejuar përshëndetjen e tij me Real Madridin në La Liga.
Ndeshja që Mourinho do të përshëndetet me Realin do të jetë ndaj Osasunës me 1 qershor. Edhe Cristiano Ronaldo është dënuar me 1 ndeshje moslojë./Indeksonline/