E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimovic: Më mungon Italia

Zlatan Ibrahimovic i ka ndezur skuadrat e mëdha italiane për një rikthim të mundshëm të tij në futbollin italian. Sulmuesi suedez ka dhënë sot një intervistë për mediat suedeze ku ka thënë se po i mungonë shumë Italia.

"Të them të drejtën kampionati francez nuk është shumë garues dhe është larg cilësive që kanë kampionati italian, spanjoll dhe ai anglez. Nëse unë do largohesha nga PSG, unë me dëshirë do të rikthehesha në Itali.
Më mungon Italia dhe futbolli italian sepse kam kaluar kohë të mira sa isha te Juventus, Inter dhe Milan" deklaroj Ibra.

Pikërisht skuadra e Juventusit po përmendet si opsion i mundshëm për rikthimin e Ibras në Itali./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›